E thotë edhe Christian Falk: Bayern do ta takojë sot agjentin e Lewandowski, negociohet për të ardhmen

39
e-thote-edhe-christian-falk:-bayern-do-ta-takoje-sot-agjentin-e-lewandowski,-negociohet-per-te-ardhmen

Gazetari i ‘Bild Sport’, Christian Falk i cili është shumë i afërt me skuadrën e Bayern Munich, ka konfirmuar raportimet për Robert Lewandowski.

Gjatë ditës është raportuar se agjenti Pini Zahavi është takuar me drejtues të Barcelonës dhe tash do të takohet edhe me krerët e Bayern.

Takimin e Zahavi me krerët e Bayern e ka konfirmuar Christian Falk, transmeton lajmi.net.

“E vërtetë. Bayern do të takojë agjentin Pini Zahavi sot në Mynih, për negociatat për të ardhmen e Robert Lewandowski”, shkruan Falk në ‘Twitter’.

Lewandowski thuhet se ka ndarë mendjen dhe dëshiron të luajë nën urdhrat e Xavi Hernandez.

Gjithçka për të ardhmen e sulmuesit polak pritet të sqarohet gjatë këtyre dy javëve.

The post E thotë edhe Christian Falk: Bayern do ta takojë sot agjentin e Lewandowski, negociohet për të ardhmen appeared first on GazetaPress.