Peci i del në mbrojte ambasadorit Berishajt

36
peci-i-del-ne-mbrojte-ambasadorit-berishajt

Skandali i ambasadorit Martin Berishajt ende po përfolët.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci tregon se pse nuk u shkarkua ambasadori i Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj, për dyshimet e përfshirjes në një skandal financiar në shtetin e Sllovenisë.

Sipas Pecit, shkarkimi mbi bazën e “një shkrimi gazetaresk ose të portaleve të caktuara” do të bënte “precedant të rrezikshëm”.

“Ne jemi në linjë me qëndrimin e kryeministrit por jo vetëm të kryeministrit por edhe të presidentes në këtë rast edhe të zëvendëskryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, për shkak se thjesht presumimi i pafajësisë është kategori kushtetuese e para, e dyta pjesën e teknologjisë dhe informacioneve që munden me bo bujë unë mendoj se secili mundet në një situatë të caktuar me u gjend para një përfolje e cila zgjon insinuatën për mundësinë ose pamundësinë e të vërtetave dhe përderisa ambasadori në fjalë ka paralajmëruar mediumin që e ka plasuar këtë informacion do e padis, thjesht kjo është një pjesë e asaj që ne duhet me pa si institucione por edhe si shoqëri me objektivitet dhe me ju dhënë rastin edhe organeve të rendit për me dhënë vlerësimin e tyre karshi një pretendimi të tillë dhe akuzave të rënda që janë hedh në drejtim të ambasadorit”, tha Peci në T7.

Pse nuk po shkarkohet ambasadori derisa të përfundojnë hetimet?

“Në rast se e krijojmë si precedant që mbi bazën e përfoljeve, një shkrimi gazetaresk ose të portaleve të caktuara që me i eleminu figura të caktuara qoftë në aspekt të emërimeve diplomatike ose në nivel të qeverisë atëherë ne futemi në një precedant tejet të rrezikshëm i cili duhet ndjekur në vazhdimësi dhe mbi këtë bazë mjaftojnë disa shkrime gazetareske dhe askush nuk mbetet pa funksione institucionale”, tha Peci.

“Unë personalisht dua me besu këtë versionin që e ka ofruar Ministria e Punëve të Jashtme, kryeministri dhe Presidentja e vendit. Përderisa këta janë të bindur dhe përderisa ambasadori ka paraljamëru padi ndaj mediumit që e ka pasi informacionin e tillë, thjesht besoj se duhet një interval kohor për me pa dhe qartësuar situata më mirë. Përderisa jemi në një pjesë ku ka argumente por është vetëm në nivel të shkrimit spekulativ dhe gazetareskt unë mendoj se nuk është mirë, me u shpreh në gjuhën popullore, me i ra në qafë ambasadorit, ku të gjithë akterët e rëndësishëm me kërku largimin e tij”, tha ai.