Bordi i Twitterit u takua me drejtorin e Teslas, Elon Musk, gjatë fundjavës që shkoi për ta rishikuar ofertën e tij për blerjen e platformës, njoftoi BBC-ja të hënën.
Pasi Musk e bëri të ditur ofertën, menaxhmenti i Twitterit paralajmëroi “pilulën helmuese”, strategji që synon parandalimin e shitjes së kompanisë.
Një zëdhënës i rrjetit social nuk pranoi t’i komentonte diskutimet e bordit.
Musk, që zotëron mbi 9 për qind të aksioneve në Twitter, i ka bërë gati 46.5 milionë dollarë për ta blerë tërësisht rrjetin social.
The post Bordi i Twitterit takon Muskun, shqyrton ofertën e tij për blerje appeared first on Njeshi.