Albin Kurti sot pret në takim Escobarin dhe Donfried

32
albin-kurti-sot-pret-ne-takim-escobarin-dhe-donfried

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do t’i presë në takim Ndihmës Sekretaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar.

Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit thuhet se takimi do të mbahet nga ora 18:00.

Donfried dhe Escobar do të vizitojnë Kosovën në kuadër të një turi të vizitave në Ballkanin Perëndimor.