20 vjeçja goditet nga vetura dhe është në rrezik për jetë, autori iku nga vendi i ngjarjes

34
20-vjecja-goditet-nga-vetura-dhe-eshte-ne-rrezik-per-jete,-autori-iku-nga-vendi-i-ngjarjes

E lënduara së bashku me motrën e saj ishin duke u kthyer në shtëpi rreth orës 11:00 pasi kishin përfunduar punë në tregun e veturave. Ekspertët e komunikacionit kërkojnë mbi ose nënkalime në atë zonë.

E.A, 20 vjeçare e cila u aksidentua të dielën nga një veturë e cila dyshohet se u largua nga vendi i ngjarjes.

Shenja e gjakut po pastrohen nga Policia e cila doli menjëherë në vendin e ngjarjes derisa e lënduara u dërgua menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, ka treguar se gjendja e saj është kritike.

E lënduara së bashku me motrën e saj ishin duke u kthyer në shtëpi rreth orës 11:00 pasi kishin përfunduar punë në tregun e veturave.

Gjithë kjo ngjarje ka shqetësuar qytetarët që situatat të tilla po i konsiderojnë tragjike.

Në këtë aks rrugorë ku shpejtësia e lejuar është deri në 60 km/h, banorët ankohen se rregullat nuk po respektohen.

Intervenimet po konsiderohen të domosdoshme nga ekspertët e komunikacionit.

Bekim Ahmeti, njëri nga ta, ka treguar se cilat janë hapat që duhet të ndërmerren.

Në Emergjencë u panë edhe familjarët e saj të cilët nuk pranuan të prononcoheshin para kamerës.