Osmani uron presidentin francez pas fitores: Mbështetja e Macron është kyçe në rrugën tonë euroatlantike

32
osmani-uron-presidentin-francez-pas-fitores:-mbeshtetja-e-macron-eshte-kyce-ne-rrugen-tone-euroatlantike

Macron është shpallur sërish president i Francës.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar Emmanuel Macron, për fitoren e sotme në zgjedhjet presidenciale.

Osmani përgëzoi presidentin Macron në rizgjedhjen e tij sonte.

“Pres me padurim forcimin e bashkëpunimit dhe thellimin e marrëdhënieve tona të shkëlqyera dypalëshe”, tha ndër të tjerash Osmani.

Përpos kësaj, presidentja Osmani theksoi se mbështetja e Macron është kyçe në rrugën tonë të qëndrueshme euroatlantike.