Promovohet Revista “Bjeshkët e Kosovës”

26
promovohet-revista-“bjeshket-e-kosoves”

Me rastin e Ditës Botërore të Tokës me moton “Ta mbrojmë Tokën me duart tona” në aneksin e Restaurant Union në Prishtinë, Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “Shkëmbi” mbajti Ekspozitën me fotografi të Bukurive Natyrore të Kosovës dhe promovimin e Revistës “Bjeshkët e Kosovës”.

Kjo është bërë me qëllim promovimin e bukurive tona natyrore dhe sensibilizimin e opinionit për mbrojtjen e ambientit.

Në këtë event Shoqata ju dhuroj përfaqsuesve të KFORIT Gjerman një mirënjohje për kontributin e tyre dhe një fotografi të Bjeshkët së Korfit.

Bjeshkë kjo, e cila mban emrin e Gjeneralit Fritz Von Korf, gjenerali i parë gjeman që ka hyrë me forcat e veta në Prizren në qershor të vitit 1999.