Ballkani nuk ka të ndalur, mposhtë Prishtinën dhe vazhdon fuqishëm drejt titullit kampion

30
ballkani-nuk-ka-te-ndalur,-mposhte-prishtinen-dhe-vazhdon-fuqishem-drejt-titullit-kampion

Ballkani e ka shënuar fitoren e radhës në rrugën drejt titullit të kampionit në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra nga Suhareka kishte punë sot me Prishtinën në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Ndeshja e vlefshme për javën e 29-të u mbyll me rezultat të pastër 2:0.

Blendi Baftiu (’35) dhe Ermal Krasniqi (’39) i shënuan golat e fitores sot për Ballkanin.

Fitorja e sotme e lë Ballkanin në vendin e parë me 63 pikë, teksa Prishtina ndodhet në vendin e pestë me 38 sosh

The post Ballkani nuk ka të ndalur, mposhtë Prishtinën dhe vazhdon fuqishëm drejt titullit kampion appeared first on GazetaPress.