Shkoi me familje për vizitë në fabrikën e Bugattit, doli me tetë vetura

45
shkoi-me-familje-per-vizite-ne-fabriken-e-bugattit,-doli-me-tete-vetura

Keni dëgjuar për atë situatën kur ju “rrëmben” atmosfera dhe në një dyqan blini më shumë sesa që kishit planifikuar? E tani mund të paramendoni se çfarë mund të ndodhë po të gjendeshit brenda fabrikës së Bugatti.

Në fakt një klient i paemëruar i Bugatti, së fundmi vizitoi fabrikën për të blerë jo një apo dy, por tetë vetura që konsiderohen si më të shtrenjtat në botë.

E nëse mendoni që gjashtë veturat për fëmijë Baby Bugatti IIS nuk janë vetura – mashtroheni, çmimi i tyre tejkalon çdo shifër të parë deri më tani në këtë segment.

Çmimi i këtyre lodrave mund të arrijë deri në 60.300 euro. Përveç gjashtë veturave për fëmijë, blerësi mori edhe një Chiron dhe atë versionin Super Sport 300+.

E më në fund edhe një Veyron Grand Sport Vitesse World Record Edition me certifikatë të “La Maison Pur Sang”. Është interesant që në fabrikën e Bugattit nuk shkoi i vetëm, por me gjashtë fëmijët. /Njeshi/

The post Shkoi me familje për vizitë në fabrikën e Bugattit, doli me tetë vetura appeared first on Njeshi.