Milan apo Inter në finale?

40
milan-apo-inter-ne-finale?

Interi dhe Milani sonte do të përballen në kërkim të finales.

Pasi i ndanë me barazim pa gola në ndeshjen e parë, Interi dhe Milani sot do të luajnë ndeshjen kthyese në “Giuseppe Meazza” nga ku edhe do të mësohet finalisti i parë i Kupës së Italisë.

Rivalët e qytetit të modës gjithashtu janë duke luftuar për titullin kampion në këtë edicion të Serie-A.

Përderisa skuadra e Simone Inzaghit vjen e kompletuar në këtë sfidë, ajo e Stefano Piolit ka disa mungesa të rëndësishme si Casctillejo, Florenzi, Ibrahimoviq dhe Kjaer.

Ndeshja fillon nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Inter: (3-5-2): Handanovic; D’Ambrosio, Skriniar, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozoviq, Calhanoglu, Perisiq; Correa, Dzeko

Milan: (4-2-3-1): Maignan; Hernandez, Tomori, Kalulu, Calabria; Bennacer, Tonali; Leao, Kessie, Saelemaekers; Giroud.

The post Milan apo Inter në finale? appeared first on GazetaPress.