Kryeministri kundër tërheqjes së kursimeve nga Trusti

31
kryeministri-kunder-terheqjes-se-kursimeve-nga-trusti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar kundër tërheqjes së kursimeve nga Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës, duke thënë se kjo nuk është zgjidhje.

Kurti ka thënë se mendim të njëjtë kanë edhe ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

“Kemi thënë edhe shumë më herët, kur ishim në opozitë edhe tani, me Pakon e Ringjalljes Ekonomike do ta zbusim krizën. Por, nuk konsiderojmë që duke marrë nga pleqëria individuale e punëtorëve mund ta zgjidhim problemin. Edhe dy ekspertë të FMN-së e kanë dhënë vlerësimin se, një zgjidhje e tillë nuk është zgjidhje”, ka deklaruar Kurti, pasi bëri homazhe te busti i Zahir Pajazitit në Prishtinë./21Media

The post Kryeministri kundër tërheqjes së kursimeve nga Trusti appeared first on .