Ben Meir: Takimi Gjuriq – Biden u nxit nga SHBA-të

43
ben-meir:-takimi-gjuriq-–-biden-u-nxit-nga-shba-te

Eksperti amerikan: Takimi Gjuriq – Biden u nxit nga SHBA-të.

Një takim i para disa ditësh mes ambasadorit serb në SHBA, Marko Gjuriq, dhe presidentit amerikan, Joe Biden, ka shkaktuar reagime në opinion.

Eksperti amerikan për Ballkanin, Alon Ben Meir, me anë të një postimi në Facebook ka thënë se takimi në fjalë është nxitur nga SHBA, shkruan lajmi.

Kjo për faktin se siç thotë ai, administrata e Biden është e lodhur nga sjellja e Vuçiq ndaj Rusisë.

“Duhet të kujtojmë se Putini ishte i pari që e përgëzoi Vuçiqin për fitoren e tij, pikërisht sepse Vuçiç ka vite që ka bërë porosinë e Putinit dhe ka vepruar në përputhje me dëshirat e Rusisë”, shkruan Ben Meir.

Postimi i plotë:

Takimi mes ambasadorit serb Marko Gjuriq dhe presidentit Joe Biden në Zyrën Ovale u nxit nga SHBA, sepse administrata Biden është lodhur nga sjellja e presidentit Vuçiq në raport me Rusinë.

Duhet të kujtojmë se Putini ishte i pari që e përgëzoi Vuçiqin për fitoren e tij, pikërisht sepse Vuçiç ka vite që ka bërë porosinë e Putinit dhe ka vepruar në përputhje me dëshirat e Rusisë.

Megjithëse Serbia varet nga Rusia për energjinë, Moska ka çimentuar më tej marrëdhëniet e saj me Serbinë duke e furnizuar atë me armë për të bërë të mundur që Beogradi të luajë rolin e një fuqie rajonale.