Taksiste tmerrohet në Prishtinë: Nën kërcënimin e armës një i panjohur ia grabiti 90 euro

46
taksiste-tmerrohet-ne-prishtine:-nen-kercenimin-e-armes-nje-i-panjohur-ia-grabiti-90-euro

Tmerrohet taksisti në Prishtinë: Nën kërcënimin e armës një i panjohur ia grabiti 90 euro.

Një taksist ka njoftuar policinë se një i panjohur ia ka vjedhur 90 euro nën kërcënimin e armës.

I panjohuri fillimisht ka kërkuar nga taksisti që një banknotë euro t’ia kthente në para të imta, ndërsa më pas e ka kërcënuar dhe ia ka grabitur të hollat.

Mjekët u befasuan, ky ilaç heq shpejt dhimbjen e kyçeve!

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur një fishek.

Rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

VJEDHJE GRABITQARE /Prishtinë 17.04.2022-21:30. Ankuesi mashkull kosovar shofer i një taksi ka raportuar se një person pasi ka hyrë në veturën e tij kishte kërkuar që një bankënotë (euro) t’ia shndërroj në para të imta dhe më pas nën ballafaqim dhe kërcënim të armës ia ka grabitur një sasi prej 90 eurove viktimës.

I dyshuari kishte dal nga vetura duke u larguar në drejtim të panjohur, përderisa njësitet policore ne vendngjarje (automjet) kanë gjetur një fishek të armës që dyshohet se i përket të dyshuarit. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.