
Aksidentet janë shtuar shumë ditëve të fundit.
Sonte, rreth orës 20:15, në rrugën “Zhujë Selmani” në Pejë ka ndodhur një vetëaksident.
Si pasojë, i lënduar ka mbetur vozitës i veturës. Për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në emergjencë.
“Sonte rreth orës 20:15 policia është njoftuar se në rrugën “Zhujë Selmani”, ka ndodhur një vetaksident ku vozitësi ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor në në emergjencën e spitalit të Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente”, u shpreh Gashi.