Shefi i stafit të Konjufcës: S’është faji i qeverisë Kurti që policët nuk kanë sigurim shëndetësor

40
shefi-i-stafit-te-konjufces:-s’eshte-faji-i-qeverise-kurti-qe-policet-nuk-kane-sigurim-shendetesor

Policët kosovarë end nuk kanë sigurim shëndetësor.

Ilir Kërçeli, shefi i stafit të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se nuk është gjë e mirë që policët e Kosovës nuk kanë sigurime shëndetësore, por nuk është faji i kësaj qeverie e as i policëve për këto probleme.

Ai madje ka thënë se nuk është as koha të prodhohen këso lajme kur policët janë sulmuar pesë herë brenda 72 orëve, shkruan lajmi.net.

“Nuk është momenti e nuk është as koha e nuk është as mirë që këto tema e këso lajme të prodhohen në këto ditë kur dje veç u bë edhe sulmi i pestë mbi policinë e Kosovës brenda 72 orëve.” shkruan Kërçeli.

Ky është postimi i tij i plotë:

Nuk është mirë që policët e Kosovës nuk kanë sigurime shëndetësore, nuk është mirë që policët e Kosovës nuk kanë paga më të larta, por as nuk është faji i kësaj qeverie e as i policëve për këto 13 muaj qeverisje për këto probleme.

Nuk është momenti e nuk është as koha e nuk është as mirë që këto tema e këso lajme të prodhohen në këto ditë kur dje veç u bë edhe sulmi i pestë mbi policinë e Kosovës brenda 72 orëve.

Është koha për motivim, kurajo e mbështetje për policinë tonë ashtu si e meritojnë në çdo ditë të jetës tonë në vendin tonë!.