Kryeparlamentari Konjufca: Masakra e Poklekut dhe Çikatovës është një plagë e hapur, ende kullon

37
kryeparlamentari-konjufca:-masakra-e-poklekut-dhe-cikatoves-eshte-nje-plage-e-hapur,-ende-kullon

Konjufca: Masakra e Poklekut dhe Çikatovës është një plagë e hapur, ende kullon.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka përkujtuar të rënët nga masakra e Poklekut dhe Çikatovës së Vjetër së Drenasit, në 23 vjetorin e saj.

Konjufca ka thënë se kjo është njëra nga masakra më barbare dhe më mizore mbi popullin e Kosovës.

“Shumica e të rënëve janë fëmijë dhe gra kjo është njëra prej dëshmive më të qarta të gjenocidit që Serbia e ka bërë mbi popullin tonë”.

“Kjo masakër është një plagë e hapur, ende kullon. Sepse mos të harrojmë për këtë masakër nuk ka pasë drejtësi, asnjë gjykim serioz nuk ka ndodhur deri tani për këto gra dhe fëmijë që u masakruan nga forcat paramilitare”,ka thënë Konjufca.