Gashi thotë se Prokuroria Speciale manipuloi me provat në rastin “Dehari”

27
gashi-thote-se-prokuroria-speciale-manipuloi-me-provat-ne-rastin-“dehari”

Rasti i vdekjes së Astrit Deharit ende nuk është zbuluar.

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka folur për ekspertizën e Institutit të Zvicrës për rastin “Dehari”.

Gashi ka thënë se Prokuroria Speciale ka manipuluar me provat gjë të cilën, sipas Gashit, e thotë edhe raporti i ekspertizës.

Avokati Gashi ka thënë se prokuroria i ka dërguar edhe plikot e zbrazëta të provave shtesë, duke dashur në këtë mënyrë të mashtrojë edhe Institutin e Mjekësisë Ligjore në Zvicër.Ai këto deklarata i ka bërë në Klan Kosova FM.

Madje, Gashi ka deklaruar që Prokuroria Speciale ka dhënë deklarata të pavërteta rreth raportit vetëm për të bërë kampanjë mediale.