Këto temperatura na presin në dy ditët në vazhdim

39
keto-temperatura-na-presin-ne-dy-ditet-ne-vazhdim

Temperaturat e larta do të vazhdojnë në vendin tonë.

Mot me diell dhe pjesërisht i vranët do të vazhdojë të mbajë gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit.

Vranësirat në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të Dukagjinit, ditën e shtune, kanë mundësi të shoqërohen me reshje shiu.

Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.

Indeksi UV do të jetë i lartë, andaj këshillohen qytetarët që kanë probleme me sëmundje kronike, të mos iu ekspozohen rrezeve direkte të diellit nga ora 10-17, ndërkohë që kushtet agrometeorologjike vazhdojnë të mbeten të mira, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.