I hapet rrugë ngritjes së pagës minimale

44
i-hapet-rruge-ngritjes-se-pages-minimale

Merret vendimi për dhënien e 100 eurove për 800 mijë qytetarë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme miratoi projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e tri ligjeve që i hapin rrugë ngritjes së pagës minimale në 264 euro bruto apo 250 euro neto. Ministri i Financave, Hekuran Murati, pret që ky projektligj të votohet sa më parë nga Kuvendi. Qeveria e miratoi edhe vendimin për ndarjen e 100 eurove për përfituesit e skemave sociale, për pensionistët dhe punëtorët e sektorit publik dhe privat.(Teksti – Donika Osmani-Mehmeti, kamera: Sahit Troshupa)./21Media

The post I hapet rrugë ngritjes së pagës minimale appeared first on .