U vendos në listë të zezë nga SHBA, reagon Gruevski

37
u-vendos-ne-liste-te-zeze-nga-shba,-reagon-gruevski

Ka reaguar Nikolla Gruevski, pasi ky i fundit i fut në listë të zezë.

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski, i cili aktualisht po qëndron si azilkërkues në Hungari, reagoi pas vendimit të Thesarit amerikan, i cili e vendosi atë në “listën e zezë” të SHBA.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gruevski shprehet se ndjen keqardhje për këto akuza të cilat sipas tij janë përgatitur nga qeveria aktuale.

“Përpjekjet e mia afatgjata për ta zgjidhur çështjen e emrit në një mënyrë të ndryshme nga ajo që u zgjidh përfundimisht, vendimet lidhur me krizën e emigrantëve dhe mbylljen e korridorit ballkanik në vitin 2016 dhe disa vendime të tjera me të cilat u përpoqa të mbroja shtetin dhe interesat kombëtare të Maqedonisë ka acaruar disa vende dhe më kanë tërhequr shumë kundërshtarë, si George Soros, i cili bëri shumë përpjekje dhe financime për të rrëzuar qeverinë që unë e drejtova.

Nga ky aspekt, edhe pse nuk kam asnjë pronë në SHBA, ndjej padrejtësi të madhe sepse kam punuar me shumë ndershmëri dhe me shumë përgjegjësi duke luftuar për interesat shtetërore dhe kombëtare dhe jam përpjekur me aq sa kam mundur të mos i rrezikoj interesat e aleatët e Maqedonisë. Asnjëherë nuk kam punuar për interesa personale financiare apo materiale”, shkruan Gruevski.