Obama: Rreziku ka qenë gjithmonë i pranishëm me Putinin, ai është udhëheqës “i pamëshirshëm”

45
obama:-rreziku-ka-qene-gjithmone-i-pranishem-me-putinin,-ai-eshte-udheheqes-“i-pameshirshem”

Vladimir Putin ka qenë gjithmonë një udhëheqës “i pamëshirshëm” i cili kishte potencialin për të nisur një pushtim të Ukrainës, sipas ish-presidentit amerikan Barack Obama.

“Ai ka qenë gjithmonë dikush që është mbështjellë në këtë ndjenjë të shtrembëruar dhe nacionalizmi etnik. Ajo pjesë e Putinit, mendoj se ka qenë gjithmonë aty. Ajo që kemi parë me pushtimin e Ukrainës është i pamatur në një mënyrë që mund të mos e kishit parashikuar tetë, dhjetë vjet më parë, por rreziku ishte gjithmonë aty”, ka thënë Obama për NBC.

Administrata e Bidenit ishte në pushtet kur Rusia pushtoi Krimenë në vitin 2014, dhe që atëherë është kritikuar se ishte shumë e ngadaltë për të reaguar dhe shumë e butë ndaj Rusisë.

I pyetur nëse ai do të kishte bërë ndonjë gjë ndryshe nëse do të ishte kthyer në kohë, Obama ka thënë se rrethanat ishin të ndryshme.

“Unë mendoj se ajo që ne po shohim vazhdimisht është një kujtesë se pse është kaq e rëndësishme për ne që të mos e marrim si të mirëqenë demokracinë tonë, pse është kaq e rëndësishme për ne të qëndrojmë dhe të rreshtohemi me ata që besojnë në liri dhe pavarësi, dhe mendoj se administrata aktuale po bën atë që duhet të bëjë”, ka deklaruar ai.

The post Obama: Rreziku ka qenë gjithmonë i pranishëm me Putinin, ai është udhëheqës “i pamëshirshëm” appeared first on GazetaPress.