një pompë e derivateve në Prishtinë

47
nje-pompe-e-derivateve-ne-prishtine

Grabitet një pompë e derivateve në Prishtinë.

Një pompë e derivateve është grabitur sonte në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Fahri Fazliu”, rreth orës 19:40.

Kështu bëri të ditur për Klankosova zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se dyshohet se grabitja është kryer nga dy persona.

“Rreth orës 19:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një pompë derivatesh në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer prej dy personave të dyshuar. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”.