Gjermania mesazh Serbisë: Nëse e doni BE-në mbështetni sanksionet ndaj Rusisë

34
gjermania-mesazh-serbise:-nese-e-doni-be-ne-mbeshtetni-sanksionet-ndaj-rusise

Serbia ende nuk i ka vendosur sanksione Rusisë.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbock, ka thënë se për shkak të luftës në Ukrainë, është e rëndësishme që BE-ja të mbështetet nga vendet në rrugën e anëtarësimit.

Këtë deklaratë ajo e dha pas takimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian që u mbajt në Luksemburg. Ajo pati një mesazh të veçantë për Serbinë.

Sipas saj, duhet të mbështesë politikën e jashtme të Brukselit, e me këtë edhe sanksione për Rusinë, shkruan Der Spiegel.

“Unë do të doja t’i them Serbisë nëse doni të bëheni anëtare, për të cilën po përpiqeni, është thelbësore të mbështesni politikën e jashtme dhe sanksionet e BE-së për momentin”.

Kryediplomatja gjermane shtoi se e njëjta gjë vlen edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë treguar qartë këto ditë dhe javë se e shohin të ardhmen e tyre në BE dhe shumica e të cilëve kanë mbështetur sanksionet e Bashkimit Evropian.

Serbia e dënoi sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës duke votuar pro rezolutës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Por, ky vend nuk i mbështeti sanksionet e BE-së.