Ronaldo mund të largohet nga Manchester United

31
ronaldo-mund-te-largohet-nga-manchester-united

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Manchester United në fund të sezonit.

Rikthimi i Ronaldos te ‘Djajtë e Kuq’, nuk ishte edhe aq i mirë.

Portugezi është golashënuesi më i mirë i ekip me 12 gola në 25 paraqitje, por United po kalon në një sezon aspak të mirë.

Pa tituj në pesë vitet e fundit si dhe pjesëmarrja e tyre në kompeticionet evropiane në rrezik, mund të thuhet se ky sezon ka qenë i dështuar për ekipin.

Sipas ‘Marca’, Ronaldo mund të largohet nga ‘Old Trafford’ këtë verë, pa përmbushur kontratën e tij dy vjeçare që e nënshkroi në vitin 2021, përcjell lajmi.net.

Mbetet të shihet në fund të sezonit se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i portugezit.

The post Ronaldo mund të largohet nga Manchester United appeared first on GazetaPress.