Nait Hasani thotë se Dick Marty i atëhershëm ishte i sponsorizuar nga shërbimet serbe

44
nait-hasani-thote-se-dick-marty-i-atehershem-ishte-i-sponsorizuar-nga-sherbimet-serbe

Për ngjarjen rreth Dick Marty, ka folur Nait Hasani.

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Dick Marty kishte qenë i sponzorizuar nga shërbimet sekrete serbe e ruse kur e bëri raportin e tij kundër krerëve të UÇK-së.

Hasani thotë se tani shërbimet serbe e kuptuan se Marty nuk mund t’iu ndihmojë më në luftën kundër Kosovës dhe vendosën ta vrasin për t’ua lënë fajin shqiptarëve.

“Për mua është që raporti i Dick Martyt demantohet nga vetja e tij. Ai çfarë ka deklaruar tash në emisionin dhe raportin kur e ka përpiluar ka thënë diçka tjetër. Atëherë ka qenë i sponzorizuar nga shërbimi sekret serb dhe rus.

Për neve si shqiptarë dhe Kosovë vrasja e tij do të ishte sulm ndaj Kosovës dhe shkatërrim i shtetit. Pasi politikat që i kanë ndërtuar ata janë që ta paraqesin Kosovën si shtet kriminal. Raporti që i ka përpiluar ai e sheh se nuk e ka arritur atë qëllim. Dhe tani sulmet ndaj tij nga Serbia janë pasi ai dështoi të arrinte qëllimin me raportin dhe po bëhet luftë ndaj tij që përsëri Kosova të dalë keq”, tha ai.