Më shumë se njëmijë e 200 trupa u zbuluan në rajonin e Kievit

45
me-shume-se-njemije-e-200-trupa-u-zbuluan-ne-rajonin-e-kievit

Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës thotë se njëmijë e 222 trupa janë gjetur në rajonin e Kievit që kur forcat ruse u tërhoqën nga zona.

Iryna Veneditktova i tha Sky News, autoritetet ukrainase po hetojnë pesëmijë e 600 raste të krimeve të dyshuara të luftës të kryera nga trupat ruse që nga fillimi i pushtimit, dhe ajo kishte identifikuar mbi 500 kriminelë të dyshuar lufte, duke përfshirë zyrtarë të lartë ushtarakë dhe qeveritarë në Rusi.

“Ajo që shohim në të gjitha rajonet e Ukrainës janë krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe ne bëjmë gjithçka për ta rregulluar atë”, thotë ajo.

Ajo shton se Ukraina ka prova që Rusia kreu një sulm me raketa në një stacion treni në qytetin lindor të Kramatorsk, i cili vrau më shumë se 50 njerëz që prisnin një tren për t’i çuar në perëndim, në një siguri relative, përcjell Klankosova.tv

Rusia ka mohuar se ishte përgjegjëse për sulmin e së premtes dhe pretendon se nuk ishte raketa e tyre. Ajo gjithashtu ka mohuar të ketë shënjestruar civilët.

The post Më shumë se njëmijë e 200 trupa u zbuluan në rajonin e Kievit appeared first on GazetaPress.