“Lënia e Ukrainës jashtë NATO-s, gabim strategjik i Gjermanisë dhe Francës”

47
“lenia-e-ukraines-jashte-nato-s,-gabim-strategjik-i-gjermanise-dhe-frances”

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, thotë se vendimi i Gjermanisë dhe Francës për të lënë jashtë NATO-s vendin e tij në vitin 2008, ka qenë një gabim strategjik.

“NËse do të ishim anëtarë të NATO-s, kjo luftë nuk do të kishte ndodhur kurrë”, tha Kuleba të dielën në një intervistë për televizionin amerikan, NBC.

“Gabimi strategjik u bë në vitin 2008, nga Gjermania dhe Franca, që refuzuan përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tjerë për të futur Ukrainën në aleancë, diçka për të cilën po paguajmë sot”, tha Kuleba.

“Nuk po e paguan Gjermania apo Franca çmimin e këtij gabimi, por Ukraina”, shtoi ai.

Në vitin 2008, në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior u pranuan Shqipëria dhe Kroacia. /A2CNN

The post “Lënia e Ukrainës jashtë NATO-s, gabim strategjik i Gjermanisë dhe Francës” appeared first on GazetaPress.