Elon Mask nuk do t’i bashkohet bordit të drejtorëve të Twitter-it, njoftoi CEO i kësaj kompanie, Parag Agraual.
Njoftimi ishte i papritur në kohën kur Mask, CEO i Tesla-s dhe SpaceX-it, tha se do t’i bashkohej bordit pas blerjes së 9.2 për qind të aksioneve, që e bëri atë aksionerin më të madh të platformës.
Në Twitter-in e tij, Agraual bëri me dije se ishte Mask ai që mori vendimin për të mos iu bashkuar bordit, dhe se bordi do të jetë gjithmonë i hapur për kontributin e tij.
The post Elon Mask nuk do të jetë pjesë e bordit të Twitter-it appeared first on Njeshi.