Disa seri të produkteve Kinder tërhiqen nga tregu i Kosovës

43
disa-seri-te-produkteve-kinder-terhiqen-nga-tregu-i-kosoves

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka njoftuar se janë tërhequr nga tregu disa seri të produkteve “Kinder”.

Ky vendim sipas AUV erdhi pasi që u raportua se disa seri të produkteve Kinder prodhues Ferrero, rezultuar pozitive në salmonelë.

“Edhe pse deri me tani asnjë nga produktet Kinder të tregtuara në Kosovë nuk ka ndonjë analizë qe ka rezultuar pozitiv në salmonelë. Përderisa ne kemi mandatin për mbrojtje të konsumatorëve i cili është edhe prioritet i yni. Ne koordinim dhe me njoftim të prodhuesit, si masë paraprake është vendosur terheqja produkteve Kinder sipas llojeve dhe serive si me poshtë:
P-Material Loti.

P-Material Loti.

Seria

Importues- distributor Data e skadimit
77217745 KSOR MAXI K2,5X96 PC CI SM BAL L330RZB-MJ ELKOS SH.P.K 23.08.2022
77195031 SCB G46X12 H/BAG REST 20 BAL 2 L320RZD-MB ELKOS SH.P.K 29.06.2022
77195031 SCB G46X12 H/BAG REST 20 BAL 2 L321RZD-MB ELKOS SH.P.K 30.06.2022
77195039 SCB G125X16 H/BAG REST 20 BAL L302R03— ELKOS SH.P.K 11.06.2022
77195039 SCB G125X16 H/BAG REST 20 BAL L328R03— ELKOS SH.P.K 07.07.2022
77195042 SCB G125X192 H/BAG REST 20 BAL L321R03— ELKOS SH.P.K 30.06.2022
77195042 SCB G125X192 H/BAG REST 20 BAL L326R03— ELKOS SH.P.K 05.07.2022

“, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se tërheqja e produkteve nga tregu është bërë në marrëveshj mes prodhuesit dhe distributorit. “Sanitar i AUV-së është dukë bërë mbikëqyrjen e tërheqjes se produkteve dhe në të njëjtën kohë janë duke marrë mostra për testime laboratorike. Konsumatorët që kanë blerë ndonjë nga produktet përkatëse si ne tabelën me lartë, të mos i konsumojnë ato, por ti kthejnë tek distributori. “, vazhdon tutje njoftimi.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton se është duke e marrë seriozisht rastin i cili prekë sigurinë ushqimore. “Me të gjitha kapacitetet, duke bashkëpunuar ngushtë edhe me vetë importuesin distributor, do të ndërmarrim të gjitha veprimet për të hequr dyshimet për këtë lloj produkti. Varësisht nga rezultatet e hulumtimeve dhe analizave laboratorike do të njoftoheni me kohë. “, përfundon komunikata./21Media

The post Disa seri të produkteve Kinder tërhiqen nga tregu i Kosovës appeared first on .