Aksidenti i Hajdarit, reagon ish-zv ministri i saj

42
aksidenti-i-hajdarit,-reagon-ish-zv-ministri-i-saj

Sot ajo në Prishtinë kishte bërë një aksident.

Pas aksidentimit të një fëmije me veturën e saj në Prishtinë, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrsisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka shkruar në Facebook për aksidentin.

Ajo, duke sqaruar rrethanat e aksidentit, ka thënë se njëri prej fëmijëve u përplas anash veturës së saj.

“Me shqetësim menjëherë kam reaguar, duke i ofruar ndihmë fëmiut dhe kam lajmëruar Policinë të cilët janë marrë me gjithë evidencën e rastit”, ka shkruar ajo.

Ndërsa, ka thënë se ndjehet më e lehtësuar që pas ekzaminimeve mjekësore, “fëmiu nuk pësoi lëndime të rënda dhe është kthyer në shtëpi”.

Ky aksident është komentuar edhe nga ish zv.ministri i MEPTINIS në Qeverinë Kurti I dhe pjesëtari i VV-së, Edison Jakurti, i cili ka shprehur habinë e tij se si mund ta përplas njeriu veturën, dhe jo e kundërta, siç ndodh rëndom në komunikacion.

Mënyra e zhdrejtë se si ministrja e ka shkruar emrin “fëmiu” në vend të mënyrës së drejtë “fëmija”, është komentuar po ashtu nga Jakurti.

“Domethënë fëmiu* e ka përplas veturën, e jo vetura fëmiun. *fëmija”, ka shkruar ai.

Jakurti ishte zv.ministër në ministrinë ku Hajdari ishte ministre, që do të thotë se ishin bashkëpunëtor të ngushtë. Jakurti nuk iu bashkua Qeverisë Kurti II.