Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin me rreth 2 kg drogë në pallto, arrestohet nga Policia

43
tentoi-ta-kaloje-ilegalisht-kufirin-me-rreth-2-kg-droge-ne-pallto,-arrestohet-nga-policia

Një person është arrestuar pasi tentoi ta kalojë kufirin ilegalisht nga Kosova në Maqedoninë e Veriut me rreth 2 kilogramë drogë në pallto.

Policia e Kosovës ka njoftuar se substanca e dyshuar është konfiskuar, ndërsa personi i dyshuar është arrestuar dhe u dërgua në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.

Tifozi i Kurtit: O bre ja honksha zemrën Albinit, se pak e ka shtrenjtu rr…

Macaulay Culkin’s Own Version Of The New ‘Home Alone’
Komunikata e plotë e Policisë:

Me datë 25.01.2022 rreth orës 18:45, Policia Kufitare e Kosovës, drejtoria rajonale-Lindje, konkretisht Njësia patrulluese (Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-SPMK) Hani Elezit, gjatë realizimit të detyrave dhe vëzhgimit për menaxhim dhe kontroll efikas kufitar, në rrugën Ekzodi99 në Han të Elezit në zonën kufitare në mes të Maqedonisë Veriore dhe Republikës së Kosovës kanë ndaluar një person duke tentuar ta kaloj ilegalisht kufirin nga RKS në R. e Maqedonisë-veri.

Gjate legjitimimit dhe kontrollit trupor të personit në pallto iu janë gjet edhe katër (4) paketime të mbështjella me rreth dy (2) kilogram substancë të dyshuar narkotike (që sipas të dyshuarit është drogë e llojit Heroinë).

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar dhe njësia e antidrogës në Ferizaj.

Është iniciuar rasti “Blerja, posedim shpërndarja dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Tentim kalimi ilegal i kufirit ose vijës kufitare”,

Substanca e dyshuar është konfiskuar, personi i dyshuar është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.