Berisha i përgjigjet Bajqinovcit: PDK-ja me Listën Serbe?! Ti duhesh me fol serbisht prej sot

44
berisha-i-pergjigjet-bajqinovcit:-pdk-ja-me-listen-serbe?!-ti-duhesh-me-fol-serbisht-prej-sot

Autori i emisionit, Fidan Jupolli, e përmendi në emision se Bajqinovci ka thënë se PDK-ja u pozicionua bashkë me Listën Serbe.

“Bajqinovci tha me këtë rast PDK-ja është pozicionuar me Srbska Listën”, tha Jupolli.

E me habi dhe i çuditur, ish-komandanti i UÇK-së, tha se Bajqonivcoi duhet të flasë serbisht nga sot.

“Me Srbska Listën?! PDK-ja?! Ish-luftëtarët e UCK-së?! Hisen Berisha?!”, pyeti i çuditur Berisha.

“M’i thanë Bajqinovcit ‘Ti duhet me fol serbisht prej sotit’. Hisen Berisha qenka pozicionuar me Listën Serbe?”, ka thënë Berisha.

“Kujt ia mbush mendjen se Hisen Berisha është pozicionuar me Listën Serbe?”, vazhdoi Berisha.

Për t’u sqaruar, Berisha u pyet pse nuk PDK-ja nuk shkoi në seancën ku u miratua rezoluta kundër mbajtjes së referendumit serb në Kosovë.

“Sepse ishte e panevojshme. Ishte lojë dhe spektakël. Ishte një pasiguri e kryeministrit me marr vendime dhe me zbatu kushtetutën. Nëse diçka konsiderohet e jashtëligjshme, për këtë çështje është e thirrur qeveria sepse i ka të gjitha mekanizmat”, u përgjigj Berisha.