Policia e shpëton një qytetar nga Deçani që ndodhej në shtëpinë që po digjej

13
policia-e-shpeton-nje-qytetar-nga-decani-qe-ndodhej-ne-shtepine-qe-po-digjej

Policia e rajonit të Pejës e ka shpëtuar një qytetar i cili gjendej në një shtëpi të cilën e kishte kapluar zjarri.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, ka bërë të ditur policia.

“Me datë 13.01.2022, rreth orës 17:20, Stacioni Policor në Deçan, është informuar nga qytetarët se në fshatin Beleg- Deçan, një shtëpi është kapluar nga zjarri. Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje, zyrtaret Policor kanë kuptuar se brenda shtëpisë ndodhet viktima, të njëjtit menjëherë kanë ndërhyrë duke rrezikuar jetën e tyre, për ti dalë në ndihmë viktimës, të cilën kanë arritur që ta nxjerrin nga shtëpia e përfshirë nga flakët”, bëhet e ditur në njoftim.

Tutje, policia ka bërë të ditur se viktima fillimisht është dërguar ne QKMF-Deçan, e më pas në Spitalin Rajonal në Pejë, për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Përveç viktimës, tretman mjekësor kanë pranuar edhe policët që kanë shkuar në vendin e ngjarjes

Ne vendngjarje kanë dalë edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin.