Prokuroria deklarohet për vrasjen e 30 vjeçarit në Pakashticë të Llapit

11
prokuroria-deklarohet-per-vrasjen-e-30-vjecarit-ne-pakashtice-te-llapit

30 vjeçari, M.K është vrarë sonte në fshatin Pakashticë të Podujevës, ndërsa Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë të dyshuarin në këtë rast F.B, 34 vjeç.

Ndërsa zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për lajmi.net se tashmë janë duke u ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për të zhvilluar hetimet e rastit.

E lidhur me këtë ngjarje nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë deklaruar se tani për tani janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit.

“Ju njoftojmë se prokurorja kujdestare ka dale në vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e një personi. Aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për t’i sqaruar rrethanat e rastit. Per zhvillimet e tjera do t’ju njoftojmë me kohe”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ndërsa zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për lajmi.net se tashmë janë duke u ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për të zhvilluar hetimet e rastit.