Personi që po luan rolin e ariut brenda BBV-së është binjaku i Donaldit?

17
personi-qe-po-luan-rolin-e-ariut-brenda-bbv-se-eshte-binjaku-i-donaldit?

Prova javore në shtëpinë e “Big Brother VIP”, banorët i ka gjetur me një sfid të re.

“Vëllau i madhë”, ka sjellur një “ari” brenda shtëpisë së famshme i cili vazhdimisht do i nguc banorët, por që ata nuk duhet të reagojnë, ose e humbin provën.

Por, kush është njeriu i fshehur pas maskës së ariut?

Publiku që e ndjek vazhdimisht po aludojnë se ky ari është binjaku i konkurentit Donald Veshajt, Romeo Veshaj.

Derisa janë publikuar videot e ariut në Instagram, disa ndjekës kanë shkruar se ariu është Romeo, kjo pasi disa gjeste i ka si të vëllaut, e sidomos veshjen .

Por, kush të jetë nuk dihet dhe mbetet të shihet.

The post Personi që po luan rolin e ariut brenda BBV-së është binjaku i Donaldit? appeared first on Gazeta Press.