Paçarizi: Nga perspektiva e VV-së në Kosovë më nuk ka parti të hajnave

14
pacarizi:-nga-perspektiva-e-vv-se-ne-kosove-me-nuk-ka-parti-te-hajnave

“Çudia tashmë ka marrë fund dhe kemi hyrë në fazën e normalizimit, tani më s’është interesant që është një parti e madhe që i intimidon partitë tjera. Pothuajse në të gjitha komunat kemi koalicionin e partisë së parë me atë të tretë, që e bën qeverisjen pak më të lehtë dhe çuarjen përpara të programit të propozuar nga kryetari”, tha ai.

“Gjykuar nga ky mentalitet i koalicioneve, nga perspektiva e VV-së, në Kosovë më nuk ka hajna, pra më s’ka parti të hajnave, sepse LVV-ja më së shumti ka bërë koalicione me PDK-në”, tha ai.

“Në dy komuna të mëdha, në Gjilan e Podujevë ka zgjedhur të bëjë koalicion me PDK-në. Ka pasur opsione të tjera, por ka zgjedhur pikërisht PDK-në dhe i ka djegur kartat e veta”, u shpreh Paçarizi në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

The post Paçarizi: Nga perspektiva e VV-së në Kosovë më nuk ka parti të hajnave appeared first on Rahovec.net.