Opsionet e përfitimit të Chelseat nga Armando Broja

18
opsionet-e-perfitimit-te-chelseat-nga-armando-broja

Armando Broja sërish ka tërhequr vëmendje pozitive. Sulmuesi i ri shqiptar ka arritur të bëhet futbollisti më i ri në historinë e Premierligës angleze që shënon gola në katër ndeshjet e Southamptonit si vendas.

Kjo ka bërë që klubi i njohur anglez ta shqyrtojë mundësinë e blerjes së kartonit të 20-vjeçarit nga Chelsea, nga i cili klub Broja është huazuar te Southamptoni.

Në anën tjetër, vet Chelsa thuhet se tani po e shqyrton mundësinë që ta kthej shqiptarin në skuadrën e saj pas dy vjetësh huazim në klube tjera. Armando Broja ka dal nga akademia e famshme të Chelseat, por tani sulmuesi po bëhet i famshëm me paraqitjet e mira të klubi ku luan si i huazuar, Southampton, transmeton Gazeta Express.

Broja shihet si një zëvendësues ideal për ish-sulmuesin e Chelseat, Diego Costan, pasi i posedon disa karakteristika të tij, siç janë fuqia fizike dhe paraqitjet shpërthyese.

Sikurse Costa, edhe vet futbollisti shqiptar ka dëshmuar se din të shënojë gola të rëndësishëm për skuadrën e tij. Deri më tani Broja i ka shënuar pesë gola në Premierligën angleze, e cila nga shumëkush vlerësohet si liga numër 1 në Evropë. Po ashtu, i ka shënuar edhe dy gola tjerë në kupë. Southamptoni nuk e ka humbur asnjërën prej ndeshjeve në të cilat Broja ka realizuar gola.

Dhe, nëse Broja vazhdon me këtë ecuri, atëherë Chelsea pret shumë oferta prej klubeve tjera pas përfundimit të këtij kampionati.

Broja ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2026. Gjiganti anglez i ka dy opsione përfitimi nga Broja. Opsioni i parë është që t’ia vazhdojë edhe për një sezon huazimin në Southampton, apo në ndonjë klub tjetër, në mënyrë që lojtari t’i zhvillohet tutje për ta kthyer pastaj si një lojtar të madh në “Stamford Bridge”. Opsion të dytë Chelsea e ka shitjen e menjëhershme të kartonit të sulmuesit 20-vjeç nëse ka nevojë si klub për përfitim financiar.

The post Opsionet e përfitimit të Chelseat nga Armando Broja appeared first on RahovecNET.