Pamje: Amerikani tenton të ngulfatë me lidhëse këpucësh një grua

24
pamje:-amerikani-tenton-te-ngulfate-me-lidhese-kepucesh-nje-grua

Një burrë nga Florida e Shteteve të Bashkuara është akuzuar për tentim-vrasje, pasi dyshohet se tentoi të ngulfaste një grua në një pritore autobusi.

Aaron Quinones, 27 vjeç, akuzohet për tentin-vrasje të një gruaje gjithashtu 27 vjeçe në një pritore autobusi në distriktin Miami-Dade të dielën paradite, shkruan Fox News, përcjell Gazeta Express.

Sipas një deklarate të policisë lokale, dyshohet se gruaja ishte duke e pritur autobusin, kur Quinones filloi ta shtrëngonte në fyt me lidhëse këpucësh në një pritore të autobusit.

Në një video shihet se si i dyshuari i afrohet pas shpinës tinëz gruas dhe shpejt mundohet që ta ngulfasë. Për fat të mirë, pas disa sekondave afrohet një burrë që ndërhyn, pasi i dyshuari, kur dështon në ngulfatje, fillon ta godasë viktimën.

Policia thotë se pas ndërhyrjes së kalimtarit të rastit, i dyshuari kishte ikur nga vendi i ngjarjes. As kalimtari nuk ishte aty, kur policia shkoi në vendin ku ndodhi rasti. Policia arriti që ta arrestonte të dyshuarin më vonë.

Video link:

https://video.foxnews.com/v/6290206632001 

The post Pamje: Amerikani tenton të ngulfatë me lidhëse këpucësh një grua appeared first on RahovecNET.