Motra e njohur e 33 vjeçarit që vdiq : “Unë e shkreta po thurja vargje që ti bëja këngë për dasmën tënde..”

55
motra-e-njohur-e-33-vjecarit-qe-vdiq-:-“une-e-shkreta-po-thurja-vargje-qe-ti-beja-kenge-per-dasmen-tende.”

Një ngjarje mjaft e rëndë ka ndodhur në Rugovë ku një i ri nga Prishtina me emrin Egzon A. aksidentalisht ka rrëshqitur nga një lartësi orej 70 metrash poshtë ku më pas është nxjerrë pa shenja jete. Ne sipas burimeve tona mësojmë se i riu ka qenë nisur për piknik ku Banka TEB ku ai punonte kishte organizuar dhe në vendin ku ka rrëshqitur sipas personave dēshmitar dhe shoqërues të të ndjerit ku ata kishin ndalur për ti çmpirë këmbët. Egzoni ishte një prej punëtorëve më të mirë në bankën TEB dhe një i ri 33 vjeçar me Master Drejtësie. Ai ishte dhe vëllau i një personazhi të njohur Saranda Ademi ku në një postim në facebookun e saj mes rreshtave prekës na bën të kuptojmë vërtetë dashurinë e motrës për vëllaun që nuk ka limit. Ajo ka shkruar pikërisht kështu në facebookun e saj: “Paske qenë ti o im vëlla! Lajmi i zi thonë -mbërrin shpejt, në të gjitha anët e Horizontit. Ndërsa dje, nga një Maje e Bjeshkëve të Nemuna, më kishte zgjedhur Zoti mua pë të më sjelle njê lajm të rëndë, për të më sjellë njê gjëmë shpirti, nje çarje zemre, një mal me dhimbje që s’mbahen dot;l, për të më sjell në anë të botës një lajm të trishtë, një lajm të zi…. Paske qene ti o im vëlla në kryetitujt dhe kryelajmet që u shpërhapen si re të zeza- nëpër të gjitha horizontet, derisa erdhen më gjeten mua, më gjeten mua në anë të botës dhe më goditen si rrufete…Paske qenë ti o vëlla i motrës, që më solle lajmin e zi, e unë e shkreta po thurja vargje që t’i bëj kënge për dasmën tënde… Vëlla i motrës vëlla…Zoti të bëftë pëllumb parajse dhe na takofte atje bashkë, o i bukuri im.. o vëlla i motrës vêlla…”.