Avokati i Popullit deklarohet sërish për çështjen Daka, arsyetohet pse i dha të drejtë Osmanit

19
avokati-i-popullit-deklarohet-serish-per-ceshtjen-daka,-arsyetohet-pse-i-dha-te-drejte-osmanit

“Institucioni i Avokatit të Popullit është themeluar para 21 vitesh dhe ka kriju një traditë dhe një përvojë të mjaftueshme me vendos për të gjitha rastet pa dallim me i trajtu në mënyrën më profesionale të mundshme, dhe njëri prej rasteve i cili është trajtu në këtë mënyrë prej fillimit kur është bërë publik, dhe kur është dhënë hapësirë mediale, ne e kemi trajtu këtë rast në vazhdimësi hap pas hapi dhe e kemi diskutuar brenda stafit të Avokatit të Popullit, dhe kemi ardh në përfundim që nuk është në mandatin tonë të me trajtu si rast duke marrë parasysh specifikat të rastit në fjalë”, tha Qelaj në Kanal 10.

LEXO EDHE:

“Do të konsultohemi”, AAK nuk e mohon mundësinë t’i japë nënshkrimet për ta dërguar Osmanin në Kushtetuese

Tutje, Qelaj tha se pas kërkesës së Dakës te Avokati i Popullit për adresimin e vendimit në Gjykatën Kushtetuese, kërkesa është trajtu në mënyrë profesionale.

“Pastaj ndodhi që Daka e parashtroj tek ne një kërkesë në mënyrë që në ta dërgojmë kërkesën e saj në Gjykatën Kushtetuese dhe pas analizimit të kërkesës së Dakës, qëndrimi i Avokatit të Popullit ishte që e njëjta duhet të refuzohet për arsye që janë cekur në vendimin i cili edhe është bërë publik. Ne i kemi pasur parasysh të gjitha aspektet, dhe i kemi trajtu në formën dhe mënyrën më profesionale të mundshme dhe ky ka qenë verdikti i Avokatit të Popullit pas gjithë kësaj analize”, tha Qelaj.

Qelaj po ashtu tha se kërkesat e Dakës kanë qenë të qarta, por nuk kanë qenë të bazuara, dhe se krejt këtë çështje mund të zgjidhin Gjykatat e rregullta.

LEXO EDHE:

Pse LDK s’po e dërgon vendimin e Osmanit për shkarkimin e Dakës në Kushtetuese?