Vetura godet një këmbësore në Prishtinë, policia jep detaje

16
vetura-godet-nje-kembesore-ne-prishtine,-policia-jep-detaje

Një këmbësore është goditur nga një veturë në rrugën “Arbnor e Astrit Dehari” në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:40 në afërsi të selisë së EULEX-it në kryeqytet.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 17:40, në rrugën “Arbnor dhe Astrit Dehari” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësoreje. Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se këmbësorja është dërguar në spital për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërsa ka thënë se hetuesit e njësitit rajonal po merren me rastin.