Masat kundër COVID-19 mbesin në fuqi, ulen rastet e infektimit dhe vdekjet

22
masat-kunder-covid-19-mbesin-ne-fuqi,-ulen-rastet-e-infektimit-dhe-vdekjet

Megjithatë, masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit, vazhdojnë të mbesin në fuqi, shkruan Rahovec.net.

Gjatë kësaj jave në Kosovë janë regjistruar nëntë vdekje dhe 193 raste të reja, ndërsa janë shëruar 1 mijë e 264 pacientë.

Përkundër kërkesave për lirimin e masave pas uljes së vdekjeve dhe rasteve nga COVID-19, Qeveria ka vendosur që këto masa të vazhdojnë të jenë në fuqi.

Në anën tjetër, procesi i vaksinimit kundër virusit është duke vazhduar, ku aktualisht në Kosovë janë administruar 1.447.040 vaksina kundër COVID-19. /Rahovec.net/