Trekëndëshi në Big Brother VIP – Donald Veshaj: E kisha kuptuar që i pëlqeja Beniadës

27
trekendeshi-ne-big-brother-vip-–-donald-veshaj:-e-kisha-kuptuar-qe-i-pelqeja-beniades

Big Brother kishte përgatitur një klip mes tre konkurrentëve, Beniadës, Donaldit dhe Arditit, madje ky i fundit është shprehur se ka një pëlqim ndaj modeles shqiptare.

Në klipin e vënë u shfaqen momente të treshes gjatë këtyre ditëve, ku nuk munguan as pyetjet e sikletshme drejtuar Beniadës.

Mirëpo, ani pse u komentua se modelja pëlqen Donaldin, ndërsa Arditin vetëm si shok, ishte vetë Donaldi ai i cili tha se ky klip ishte i tepërt pasi ato momente kanë ndodhur me këdo, aktori gjithashtu u shpreh se e kishte kuptuar me kohë që i pëlqente Beniadës, gjë që sipas tij është normale.

“E kisha kuptuar me kohë, sidoqoftë ajo është gocë fantastike dhe më pëlqen të diskutojë me të”, tha Donaldi.

The post Trekëndëshi në Big Brother VIP – Donald Veshaj: E kisha kuptuar që i pëlqeja Beniadës appeared first on Gazeta Press.