Makina 255 mijë euroshe e Ronaldos kthehet pa asnjë pikë karburant, pas 7 orëve pritje në pompën e benzinës

104
makina-255-mije-euroshe-e-ronaldos-kthehet-pa-asnje-pike-karburant,-pas-7-oreve-pritje-ne-pompen-e-benzines

Shoferi i Cristiano Ronaldos qëndroi plot shtatë orë në një pikë karburanti por në fund u detyrua të largohej pa e mbushur asnjë pikë në makinën e tij luksoze, Bentley, e vlefshme rreth 225 mijë euro.

Makina luksoze e superyllit të Manchester Unitedit u pa në një pikë karburanti Shell, disa kilometra larg shtëpisë së portugezit.

Por njëlloj si të gjithë vozitësit në Britani të Madhe, përpjekjet e shoferit të tij për ta mbushur Bentleyn me karburant ishin të kota.

Po ashtu, një anëtar i ekipit të sigurimit të Ronaldos me një Range Rover u parkua pranë Bentleyn në pikën e karburantit, por e përjetoi fatin e njëjtë.

Sipas mediave angleze, të dy shoferët shkuan në pikën e karburantit në orën 14:20, por gjashtë orë e 40 minuta më vonë, ata e kuptuan se duhej të largoheshin pa u rimbushur dhe u larguan rreth orës 21:00.

Ronaldo nuk ishte aty, por duket se njëri prej futbollistëve më të mirë në botë është në telashe të njëjta si shumica e njerëzve në Britani të Madhe, të cilët nuk po mund të gjejnë karburant dhe po detyrohen të presin me orë të tera në pika mbushëse.

The post Makina 255 mijë euroshe e Ronaldos kthehet pa asnjë pikë karburant, pas 7 orëve pritje në pompën e benzinës appeared first on RahovecNET.