Kurti takohet me delegacionin nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim

17
kurti-takohet-me-delegacionin-nga-banka-evropiane-per-rindertim-dhe-zhvillim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim delegacionin nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), të kryesuar nga Pierre Heilbronn, zv. President i BERZh për Politika dhe Partneritet, Jens Lundsgaard, Drejtor i Bordit për Danimarkë, Lituani, Irlandë, dhe Kosovë, Oleg Levitin, Zv. Drejtor i Qeverisjes dhe Çështjeve Politike, si dhe Neil Taylor, Udhëheqës Rezident i Zyrës së BERZh në Kosovë, me të cilët biseduan lidhur me projektet aktuale dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit për të ardhmen.

Kurti theksoi se BERZh mbetet një ndër partnerët kryesor zhvillimor, gjë që u dëshmua edhe me përgjigjen e shpejtë për reagim ndaj situatës me pandeminë COVID-19 përmes projektit emergjent të Infrastrukturës Vitale për Ndërmarrje Publike.

Ndër tjera Kurti shtoi se  mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë ka qenë kruciale në ballafaqimin tonë me pandeminë, si rezultat i të cilit, së bashku me masat e qeverisë kundër pandemisë dhe Pakon e Ringjalljes së Ekonomisë, presin një rritje dhe performancë pozitive ekonomike në muajt në vijim.

Gjatë bisedës, u vu theksi te bashkëpunimi potencial drejt digjitalizimit, ndërlidhjes së aftësimit profesional me tregun e punës, burimeve të ripërtëritshme dhe efiçiencës së energjisë.

Në takim i pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati./21Media

 

The post Kurti takohet me delegacionin nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim appeared first on .