Shtohen barrikadat në Bërnjak, edhe tre kamionë me zhavor vendosen në rrugë

24
shtohen-barrikadat-ne-bernjak,-edhe-tre-kamione-me-zhavor-vendosen-ne-rruge

Sipas raportimeve nga pjesa veriore e vendit, protestuesit kanë vendosur sot edhe tre kamionë me zhavor, duke e vështirësuar edhe më shumë qarkullimin në atë pjesë.

Mëngjesin e sotëm në veri është shtuar edhe numri i protestuesve, ndërsa barrikadat e reja janë vendosur përtej urës mbi Liqenin e Ujmanit.

Kujtojmë se së fundmi në veri kanë shkuar edhe pjesëtarë të KFOR-it, të cilët kanë deklaruar se janë duke biseduar me palët për të ulur tensionet. /Rahovec.net/