“Unazën ose plumbin”, çmenduria e shkodranit që plagosi studenten në Vlorë

21
“unazen-ose-plumbin”,-cmenduria-e-shkodranit-qe-plagosi-studenten-ne-vlore

Një ngjarje e rëndë tronditi Vlorën disa ditë më parë ku një i ri plagosi rëndë ish të dashurën e tij. Fadil Nikaj shkoi me mendjen të ndarë nga Shkodra në Vlorë paraditen e 25 shtatorit, ku ose do të bëhej me nuse ose do të përfundonte vrasës.

Për fat të mirë, plumbat e lëshuara prej Nikës nuk i shkaktuan vdekjen studentes 20-vjeçare nga Berati, e cila përfundoi e plagosur në spital.

Mësohet se shkodrani kishte edhe një unazë me vete që ia ofroi studentes 20-vjeçare me origjinë nga Berati, por në momentin që ajo e refuzoi, atëherë ai fillimisht hodhi një granatë në këmbet e të dyve, e cila nuk plasi.

Duke parë që granata nuk plasi, Nikaj nxjerr pistoletën dhe qëllon disa herë në drejtim të 20-vjeçares duke e lënë të plagosur.

Në momentin e arrestimit, policia i gjeti atje dhe një tjetër granatë që e mbante me vete.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e 25 shtatorit pranë Poliklinikës në Vlorë, ku të shtënat dhe hedhje e një granate alarmuan qytetarët. Angazhimi i forcave të rendit bëri që Nikaj të arrestohej menjëherë pas ngjarjes së rëndë duke parandaluar përshkallëzimin e situatës.