Sekretarja e Energjisë së SHBA-ve i shpreh përkrahjen ministres Rizvanolli

20
sekretarja-e-energjise-se-shba-ve-i-shpreh-perkrahjen-ministres-rizvanolli

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka marrë pjesë në Forumin e Partnershipit për Bashkëpunim Transatlantik për Klimë dhe Energji, të organizuar nga Departamenti i Energjisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në bashkëpunim me Ministrinë e Klimës dhe Ambientit të Polonisë dhe Qendrën Globale të Energjisë të Këshillit Atlantik.

Sipas njofitmit të ME-së, në këtë forum, Kosova është përfaqësuar për herë të parë në mesin e 22 shteteve evropiane, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

Gjatë forumit, ministrja Rizvanolli është takuar me Sekretaren e Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jennifer Granholm.

“Gjatë takimit, u theksua se Kosova dhe SHBA-të kanë gatishmëri dhe mundësi bashkëpunimi në fushën e energjisë. Sekretarja Granholm i ka shprehur Ministres Rizvanolli përkrahjen e saj dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për reformat e Qeverisë, duke përfshirë këtu përpjekjet për sundim të ligjit e luftës ndaj korrupsionit. Tutje, gjatë fjalimit mbyllës të Forumit, Sekretarja Granholm ka përshëndetur pjesëmarrjen e Kosovës në këtë partneritet. Ajo ka shtuar që gjatë javës së ardhshme, Qendra e Hulumtimit Amerikane, Argonne Laboratory do të vizitojë Kosovën, specifikisht KOSTT-in, për studime potenciale për adaptim të rrjetit për mbrojtje nga sulmet kibernetike dhe ngrohja globale”, thuhet në njoftim./21Media

The post Sekretarja e Energjisë së SHBA-ve i shpreh përkrahjen ministres Rizvanolli appeared first on .