Shqiptarja në emër të ISIS i pengon gratë tjera shqiptare të kthehen

21
shqiptarja-ne-emer-te-isis-i-pengon-grate-tjera-shqiptare-te-kthehen

Emanuela Daci, imazhi të cilës është publikuar sot, në emër të ISIS pengon gratë shqiptare të kthehen.

Ajo është bashkëshortja e Almir Dacit, nga Leshnica e Pogradecit, një prej luftëtarëve shqiptarë i cili në emër të krijimit të Khalifatit Islamik u vra në Siri. Inteligjenca kurde që edhe e ka skeduar përmes hapjes së një dosje të veçantë, nga informacionet e marra brenda kampit Al Hol ka mbërritur në përfundimin, se ajo merret me radikalizimin e mëtejshëm të grave dhe vajzave shqiptare brenda në kamp.

Autoritetet kurde të cilat edhe e kanë fotografuar, e vlerësojnë Emanuela Dacin si penguese dhe kërcënuese të grave dhe vajzave shqiptare për tu kthyer në atdhe.

Një ditë më parë vetë kryeministri Edi Rama pohoi se: “Janë dy persona që kanë refuzuar, por nga informacionet e marra në rrugë inteligjente janë persona që janë pengje brenda kampeve, janë persona që nuk shkëputen dot, që kanë frikë dhe frikën e kanë të bazuar në faktin që gjatë momentit të shkëputjes mund t’u marrin jetën“.

Metodat e përdorura nga Emanuela Daci sipas autoriteteve të inteligjencës kurde janë nga më të ndryshmet. Të njëjtat burime i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, se Daci u bën presion grave dhe vajzave shqiptare në Al Hol, se nëse do të pranojnë të kthehen në atdhe atëherë do tu heqin shamitë dhe nuk do të lejohen të kryejnë lutjet 5 herë në ditë.

Emanuela Daci shihet edhe si personi përgjegjës për moslejimin e kthimit në Shqipëri, të Eva Dumanit vëllai të cilës Endri u kthye në Tetor 2020. Endri Dumani falë kërkimeve brenda kampit Al Hol, prej Marc Ghorayeb këshilltar jo rezident i kryeministrit Edi Rama, në Lindjen e Mesme bashkë me Drejtorin e Antiterrorit shqiptarë Gledis Nano, dhe kolegut të tij Indrit Doda u shpëtua. Por Eva nën influencën e Emanuela Dacit u fsheh./tch

The post Shqiptarja në emër të ISIS i pengon gratë tjera shqiptare të kthehen appeared first on RahovecNET.