Policia identifikon dy të dyshuar për mashtrim: Kërkuan para për shërim jashtë vendit

16
policia-identifikon-dy-te-dyshuar-per-mashtrim:-kerkuan-para-per-sherim-jashte-vendit

Policia e Kosovës ka identifikuar dy persona të cilët dyshohen për disa raste të mashtrimeve. Në një komunikatë për media, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se bëhet fjalë për shtetasit kosovarë, Mexhid Krasniqi (35) dhe Muhamet Gashi (22).

Siç ka njoftuar Policia “Personat e dyshuar përmes llogarive bankare, kanë përfituar shuma parash duke përdorur rrjetet sociale në internet dhe portalet, (me dokumente që dyshohet të jenë të falsifikuara), për të kërkuar ndihmë për shërim jashtë vendit,  për persona të ndryshëm”.

Personat e dyshuar aktualisht ndodhen në arrati dhe janë shpallë në kërkim nga ana e policisë. 

“Inkurajojmë të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e tij, apo çfarë do lloj informacioni tjetër që do t’i kontribuonte arrestimit të tyre, t’ ia kalojnë ato policisë përmes linjës 192, apo në çfarëdo forme tjetër”, thuhet në fund të njoftimit.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 24 shtator 2021 – Referuar disa rasteve të mashtrimit të raportuara gjatë këtij viti (prill, maj, qershor), Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, respektivisht Njësia e hetimeve të Përgjithshme, kanë ndërmarrë të gjitha masat policore në drejtim të hetimit, identifikimit, marrjes e përpunimit të informacioneve të rëndësishme që lidhen me rastet në fjalë:

Veprimet e lartcekura policore kanë rezultuar me identifikimin e të dyshuarve:

  – Mexhid Krasniqi, 35 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

-Muhamet Gashi, 22 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës,

për të cilët dyshohet se janë të përfshirë në kryerjen e rasteve të mashtrimeve që po hetohen nga ana e policisë.

Mbështetur në rezultatet e deritanishme të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimet mund të kenë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore.

Personat e dyshuar përmes llogarive bankare, kanë përfituar shuma parash duke përdorur rrjetet sociale në internet dhe portalet, (me dokumente që dyshohet të jenë të falsifikuara), për të kërkuar ndihmë për shërim jashtë vendit,  për persona të ndryshëm.

Personat e dyshuar aktualisht ndodhen në arrati dhe janë shpallë në kërkim nga ana e policisë. 

Andaj inkurajojmë të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e tij, apo çfarë do lloj informacioni tjetër që do t’i kontribuonte arrestimit të tyre, t’ ia kalojnë ato policisë përmes linjës 192, apo në çfarëdo forme tjetër.